Blog

Ami Event / Ami's Blog  / Si do të jenë nuset e 2020?!

Si do të jenë nuset e 2020?!

Kjo është pyetja e të gjitha vajzave që presin të martohen këtë vit. Pavarësisht situatës së krijuar në vend, të gjithë e dimë që gjithçka është kalimtare dhe ne do të kthehemi tek klientët tanë për ti shërbyer atyre në menyrën më profesionale.

Ajo që duam t’ju themi është që nuset e 2020 do të jenë shumë të bukura. Shtëpitë e modës në mbarë botën sjellin frymëzimin e tyre në stilet dhe materialet e zgjedhuara në mënyrën më të sofistikuar në fustanet e nuserisë. Këtë vit trendet dhe modelet e fustaneve vijnë me dantella plot dritë dhe fije të thurura ku krijojnë figura ne formë tatuazhesh. Fijet e mendafshit na sjellin materialet e satenit për të sjellë fustanet me linjat e pastra dhe elegante.

Nje fantazi pëlhurash me ndriçim gliteri për të sjellë nje pamje potente dhe madhështore. Gjithashtu stilistet më me emër të pasarelave nuk harrojnë të sjellin dhe linjat fluide me materialet transparente dhe te holla, linjat romantike dhe sensuale për nuset që tentojnë të jenë te veçanta. Një tjetër trent i 2020 janë jamsuitet me pelerina. Sa maskiliste aq dhe femërore per nje nuse ekstravagante..

Dhe një këshillë për nuset e gjata dhe me këmbë të holla, fustanet mini dhe treçereksh do të ishin perfekt për të qënë ndryshe nga modelet tradicionale. Bukuroshet e shëndetshme ose pak robuste qëndroni tek modelet Alfa dhe me pak mëngë, do dukeni elegante dhe fine të kamofluara dhe kuruara në detaj. Mos harroni të gjitha jeni të bukura por të veshura nga Ami Event keni garancinë e të qënurit perfekte. E bukura dhe e pazakonta ndodhet tek ne.

×