Buqeta e nuses

Ka shume kritere te cilet duhet te merren ne konsiderate per te  zgjedhura buqeten tuaj te nuses. Ngjyra dhe stili I fustanit, modeli I flokeve, shijet personale, llojet e luleve dhe ngjyrat e tyre.

 

The Posy Bouquet eshte rrumbullake , e vogel dhe mund te mbahet lehtesisht me 1 dore. Ka dy stile, njera eshte pastrukture dhe e lidhur ne dore, kurse tjetra eshte formale, kercejte e luleve hiqen dhe zevendesohen me tela lulesh duke krijuar nje buqete me te lehte per t’u mbajtur. Keto 2 stile perdoren gjeresisht ku kercejte natyrale mbeshtillen me fjongo te bukur sateni, kadife ose mendafsh dhe me rruaza e perla.

The Nosegay Bouquet tradicionalisht ka qene nje tufe e vogel rrumbullake me lule dhe barera, qe permbanin me shume jeshile sesa buqetat e tjera, e vendosur mbi nje kon metalik ose qelqi (stil Viktorian). Kjo u rikthye ne moe ne 1980 me nje tufe lulesh te ngjeshura me lule te vogla dhe te mbeshtjella fort me tyl. Ne kohet modern eshte rigjalleruar me fjongo mendafshi dhe sateni dhe me lule me te medha.

The Tussy-Mussy Bouquet ne fillim u shfaq  ne France ne shek XVIII. Nje buqete nosegay ne nje vazo mbajtese metalike te vogel. Disa kane unaza te ngjitura per lehtesi mbajtjeje. Vazoja mund te jete metalike, qelq, porcelain, argjend, flori, plastike dhe me rruaza. Keni mundesi t’i vishni tussy-mussyt dantella ose fjongo per ta bere me te bukur.

The Biedermeier Bouquet eshte nje buqete europiane. Gonxhet jane te vendosura ngjitur me nj-tj dhe me kujdes ne forme rrethore me ngjyra te ndryshme, secili rreth permban nje tip luleje. Me origjine nga Zvicra ne vitet 1800, shpesh lekura limoni e porokalli I vendoseshin per arome shtese. E ngjashme me nosegay dhe me emer ten je stili gjerman ka nje bukuri te rregullt dhe krijon kontrast.

The Arm Sheaf or Presentation Bouquet ne fillim u be e njohur ne vitet 1900 pas emrit te Bernhardt, inspiruar nga buqeta e luleve e dhene aktores Sarah Bernhardt. Jane lule dhe gjethe me kercej te gjate qe nusja I mban mbeshtetur ne krah, e njohur keshtu si buqeta e prezantimit. Eshte nje alternative mahnitese e stileve tradicionale, eshte shume chic dhe pershtatet me mire me stilin e dasmave modern. Projektuar te mbahet ne krahun e nuses e thjeshte ose e peprunuar si ajo e pelqen. Mbeshtillet me nje fjongo te mrekullueshme. Lulet e zgjedhura per kete buqete jane zambaket, gladiolat, orkidea, trendafilat me bishta te gjate etj.

The Composite-Flower Bouquet daton qe ne shek XX, e perdorur me teper nga nuset me buxhet te pakufizuar. Eshte nje variant I buqetes rrumbullake. Nje lule e perbere nga qindra petale natyrale te lidhura bashke per t’u dukur si nje lule e vetme e madhe. Ky stil eshte I thjeshte si design, por I kendshem dhe elegant. Perdoret me shume te sofistikuara dhe intime. Mbeshtillet me fjongo sateni ose mendafshi, perfekte per nuset qe pelqejne thjeshtesine.

The Fan Bouquet eshte nje buqete e thjeshte lulesh te ngjitura ne nje erashke plastike me dantelle. Ne vitet e vona ’80 ato stoliseshin me karafila dhe shume fjongo. Eshte me teper e perdorur per nuset qe pelqejne stilin e vjeter, viktorian, ose aziatik. Perfekte per nuset qe duan dicka ndryshe.

The Crescent Bouquet shfaqet ne formen e nje cerek hene, nje hark I bute, duke perdorur lule te ndara, me forma te percaktuara, shpesh orkide, te lidhura se bashku duke formuar nje mbajtese te holle qe mund te mbahet me nje dore. Keto buqeta jane nje art lulesh I vertete dhe nje prezantim individual I personalitetit ten uses. Ky stil eshte perfekt per dasma kontemporane dhe te sofistikuara. Lulet zakonisht jane te vendosura ne forme cilindrike dhe zgjaten drejt fundit, nderkohe qe qenra eshte me kompakte. Mund te jete simetrike ose jo, ana e djathte dhe e majte e buqetes varen poshte dhe kane vetem nje kercell zvarrites. Kjo buqete mbahet me teper poshte belit per te treguar nukurine unike.

The Muff Bouquet ishte shume e njohur ne Europe dhe u krijua ne shekujt e heret, lindur nga nevoja. Ne mes te dimrit, duart e nuses futen brenda kelleftit te gezofit, nje tufe e vogel lulesh e ngjitur ne qender, aspak e zakonshme dhe unike, zgjedhje perfekte per nje dasem dimri. Kjo buqete eshte e adhurueshme me doreza te gjata mbremjeje.

The Prayerbook Bouquet eshte nje liber I vogel faljeje ose bibel e perdorur si platforme mbi te cilen vendoset nje buqete e vogel. Lulet e vogla vendosen mbi bibel ngjitur me nje fjongo, ose vendoset ndonje armature e vogel per te mbrojtur librin nga demtimet. Menyre tjeter per ta mbajtur eshte duke vendosur nje kercell luleje rreth librit. Mbajtja e librit eshte shenje besimi dhe fryme spiritual. Nderkohe nje zgjedhje tradicionale, mund te dizenjohet ne menyre kontemporane.

The Cascading Bouquet eshte nje buqete ne forme ujvare ose pike loti. Eshte buqeta me formale dhe tradicionale, e dizenjuar te varet mbi duart e nuses me nje look te sofistikuar dhe me stil. Pothuajse cdo lule mund te perdoret me kete buqete. E perdorur edhe nga princeshe Dajana.

The Pomander Bouquet e njohur dhe si sfera e puthjes(kissing ball) eshte nje sfere lush te vendosura ngjitur me njt-tj dhe qe varen nga nje lak prej fjongoje decorative. Keto buqeta mund te mbahen nga shoqeruesit e rritur, por me shpesh mbahen nga vazjat e luleve dhe shoqerueset e nuses.

The Flower Hoop Bouquet konsiston ne nje grumbull te tjeshte lulesh lidhur me fjongo qe ekspozon gjysmen e kercejve. Fjongoja duhet e madhe dhe me ngjyre ekzotike. Eshte perfekte per dasma ne natyre, me pamjen sikur jane keputur ne kopsht.

The Flower Bracelet Bouquet eshte nje buqete e vogel lulesh e vendosur ne kycin e dores. Lulet dhe gjethet jane vendosur ne nje baze te vogel ngjitur ne nje byrzylyk te forte elastic qe I pershtatet kycit. Perfekte per nuset dhe shoqerueset qe duan t’I kene duart e lira. Perbehet nga lule, fjongo dhe rruaza.

The Ballerina Bouquet eshte nje buqete rrumbullakee perbere nga tyl, rrjete dhe pak lule. Per nuset moderne buqeta e balerines eshte kosto –efektive, por gjithsesi nje zgjidhje e bukur.

The Basket Bouquet ka lule te vendosura bukur ne nje shporte te ceket dhe e pershtatshme per dasma ne natyre. Mund te mbahen nga nuset, por me teper nga shoqerueset e vogla te saj.

The Scepter Bouquet I jep nje theks dramatic  dites se dasmes. Ka formen e nje shkopi te madh magjik. Bishtat jane te gjate dhe te lidhur me fjongo, te zbukuruar me rruaza dhe zbukurime te tjera.

The Cone  Bouquet eshte buqete ne forme konike. Mbahet me teper nga vajzat e luleve ose shoqerueset e nuses.

Evente

Sfilata Ami Event

Meso me shume

Xhilda & Roberto

Meso me shume

Joel's Birthday

Meso me shume