(0)

Evente

Xhilda & Roberto

Në ditën e dasmës zemra është e mbushur me dashuri, shpirti me gëzim dhe syri kënaqet kur krahas lumturisë dekori është magjik! 

Merita & Nerz

Kur nusja dhe dhendri jane nga Kosova dhe zgjedhin Ami Event ne Tirane per te kurorezuar dashurine e tyre. 

Florjana & Perparim

Ndersa trendet per dekoret e dasmave ndryshojne cdo vit, ka dicka qe eshte gjithmone bashkekohore.
E zeza dhe e bardha jane kombinimi me elegant dhe klasik i ngjyrave qe nuk del asnjehere nga stili. 
Florjana & Perparimi zgjodhen te ishin ndryshe dhe sa me origjinal.

Gjyrkan's Birthday

Katerina's Birthday

Si mendoni per nje ditelindje te personalizuar per vajza me Flamingo? 
Ne festat tona, tema ka shume rendesi! 
Per te voglen Katerina e cila feston ditelindjen e saj ne stinen e nxehte te Veres ideja ishte fantastike.
Disa nga kujtimet me te bukura te femijerise lidhen pikerisht me festat e ditelindjeve.
Kujtimet j’ua bejme me te bukura me Ami Event

Sara & Eri

Greta & Neritan Engagement

Itan's Birthday

Ne boten me te madhe te fantazise, sic eshte ajo e femijeve, ne te Ami Event nuk kemi kufij...

Mund te luajme me tema perrallash, super heronj dhe ngjyra.
Nese vertet doni ta surprizoni dhe ta beni me te lumtur femijen tuaj ne diten e tij Ami Event ju sjell nje ditelindje te personalizuar ne cdo detaj me personazhin e tij te preferuar.

Hana's Birthday

Cila është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen e femijës tuaj?
Hana 10-vjeçare na solli një ide fantastike për të gjithë ata që dashurojnë karnavalet.
Vëmëndja që Ami Event ju kushton detajeve do tjua bëj festën tuaj të veçantë, dhe të gjithë do të flasin gjatë për të.
Për një festë që ofron kënaqësi, buzëqeshje dhe kohë të kaluar mirë ja vlejnë të gjitha përpjekjet!

Tirana International Airport - Staff Party

Ina's Babyshower

Dinner Surprise

Alba's Birthday

Surprizat janë gjithmonë të bukura!

Nina & Besi Engagement

Kur dashuria kurorëzohet pranë detit…

Thjeshtë dhe bukur për vajzën që frymëzon shumëkënd prej nesh me elegancën dhe stilin e saj.

E patëm shumë të thjeshtë me Ninën, kishte cdo gjë të menduar mirë dhe në detaje.

Një festë intime buzë detit, me njerëzit më të afërt dhe shumë dashuri…

Eshte gjithmone kënaqësi e vecantë të punosh me njerëz të cilët të frymëzojnë me idetë e tyre.

Kejvina's Birthday

Për të kaluar momente magjike, nën hënen plot dritë, për yllin më të bukur të mbrëmjes Kejvina qielli shkelqeu natën e 23 vjetorit të saj...

Queen's Birthday Party- Elizabeth ll

Në nder të ditëlindjes 92-të të Mbretëreshës Elizabeth ll!

Ceremonia është organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në bashkëpunim me Ami Event.

Jori & Ina Birthday

Imagjinoni sa këndshëm do të ishte të festonit ditëlindjen tuaj nën tinguj e valëve te detit.

Jori dhe Ina gëzojnë në të njëjtën ditë. Dy mikeshat zgjodhën që të ftojnë të gjithë miqt, në një festë të përbashkët. 

Ornela dhe Arber

Alson's Birthday

Emil's Birthday

Ditëlindja e 12 e Emilit!

Një ditëlindje e festuar bukur mes shokëve të tij dhe familjes.

E ideuar jashtë në oborrin e shtëpisë, tavolinat e gjata të ndriçuara me dritat amerikane ishte një detaj i gjetur dhe i veçante mes detajeve tropikale.

Inagurimi i Puma Fit Club

Inagurimi i Palestrës më të re në qytet. Mikesha e Ami Event, Dorina Mema na e besoj më shumë dashuri hapjen e bisnesit të saj.

Mei's Birthday

"Rose all day"
Mei 10 vjeçare me gjithë ëndrrat, dëshirat dhe gëzimin që karakterizon çdo fëmijë në moshën e saj, festoi ditëlindjen në një festë speciale dhe plot alegri me miqt dhe të afërmit.
Mes “qiellit” plot tullumbace, këndit të ëmbëlsirave, ngjyrës rozë, për një lozonjare të vogël si ajo, që gjithcka të ishte perfekte organizuam kuice,kërcime dhe lojra pafund.
Gëzuar Mei, mes buzeqeshjesh dhe njerëzve që të do zemra!

Bruklin's Birthday

Bruklin me siguri do ta mbajë mend gjatë festën e 10-vjetorit të saj, organizuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga Ami Event. Me buzëqeshje engjëllore dhe e veshur aq hijshëm, Bruklin me miqt e saj të vegjël kaluan çaste të bukura në këte festë mbresëlënëse ideuar bukur me tonalitet e rozës, ëmbëlsira, tullumbace dhe baner i dizenjuar enkas për të kapur fotografitë e rastit, që do të mbeten një kujtim i paharruar, për të gjithë pjesëmarrësit.

Xhensila's Birthday

Aq të ëmbël sa ka pritjen, aq të ëmbël menduam t'i organizonim edhe detajet e 25-vjetorit, vajzës më të ëmbël dhe speciale, Xhenisla Myrtezaj. Trëndafilat rozë, tulipanët që simbolizojnë dashurinë e përjetshme dhe detajet që u nderthurën me delikatesë ishin surpriza e ditëlindjes së 25 për Xhensilën. 

Earta's Birthday

Ditëlindja e parë e Eartës!

Për ta shndërruar në festën më të ëmbël dhe më speciale, realizuam dekor përrallor me balona dhe sollëm fluturat e pranverës për të ëmblën Earta!

100 çifte martohen në një ditë të vetme!

Këtë 14 Shkurt, Ami Event dhe Teg në një bashkëpunim të ngushtë midis palëve përmbushën dëshirën e plot 100 çifteve për tu celebruar në mënyrë magjike!
Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj dhe nën magjinë e dekorit që Ami Event kishte përgatitur për të gjithë çiftet pjesëmarrese.
Fustani, Make Up, dekori,fotografia, Dj,kateringu, vallezimi dhe çdo element tjeter bene qe @teg_tiranaeastgate dje te shendrrohej ne dasmen me te madhe shqiptare!
Të lumtur që ishim pjesë e ditës tuaj më të shënuar, të lumtur që përmbushim ëndrrat tuaja!

Dasma më e madhe e vitit!

Këtë vit 100 çifte martohen në një ditë të vetme.

Dasma më e madhe e vitit, një traditë e krijuar rishtazi, ndodh me 14 Shkurt si një nismë për të kurorzuar dashurinë në idealin e martesës. Një ceremoni e veçantë, një dasëm e madhe që gëzon shumë të dashuruar kthen ditën e Shën Valentin unik për secilin prej tyre. TEG, Qendra më e vizituar në vend mikpret çiftet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në prani të të afërmve në ambjentin e përgatitur enkas nga profesionistët e AMI EVENT, të cilët do të kujdesen për çdo detaj të ceremonisë duke filluar nga fustanet e nuseve, grimi, dekori dhe fotografite për ta shnderruar në një ditë te paharrueshme, atë që do të jetë dasma më e madhe që Shqipëria ka pare ndonjë herë. Dekori i realizuar me shumë dashuri nga Ami Event, altari i krijuar enkas për dasmën e madhe sjell një nga trendet e vitit 2018.

SUPERBRANDS


Vlerësuesi i brendeve më të njohura  dhe  më të mira në vënd, Superbrands Albania mbajti mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për edicionin e dytë.Nje mbremje e dekoruar nga stafi kreativ dhe i palodhur Ami Event, ku pertej punes, Ami Event u vleresua me Cmimin e Superbrands  ne fushen e organizimit te eventeve dhe fustaneve te nuserise.Të lumtur që ishim një nga 27 bizneset që u vlerësuan dhe motivuan me çmim për punën dhe nivelin e lartë të  profesionalizmit të treguar gjatë vitit 2017.

 

ODA

 

ODA. Mbrëmja e parë gala, organizuar për të promovuar vlerat dhe traditat e të gjithë trevave shqipëtare me mbështetjen kryesore të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Agnesa dhe Ketrina, dy vajzat me këtë iniciative kaq të bukur zgjodhën profesionistët e Ami Event. Pallati i Brigadave u kurua me shumë dashuri me ngjyrat e flamurit, ndricim profesional dhe lule natyrale. Rreth 300 të ftuar nga fusha të ndryshme; politikë, art, televizion u mblodhën të gjithe për të dhënë e për të marrë  më shumë mbi vlerat e vëndit tonë, mbi traditat, ushqimin tradicional shqipëtar, muzikën qytetare shqipëtare, turizmin e Shqipërise tonë të bukur! Sa e njeh ti vëndin tënd? Po ti?

Alesia's Birthday

 

Nën kujdesin e veçantë të stafit Ami Event, ditëlindja e Alesias do të mbahet mënd gjatë nga ajo  dhe miqt e saj. Detajet glitter dhe ngjyra e zezë e Chanel  ishin përshtatur mjaft bukur për një vajzë si Alesia që dashuron modën dhe botën e televizionit.

Zaimina's Babyshower

Ardhja në jetë e një fëmije është gëzim për këdo që e provon...Ja si e zgjodhi e bukura Zaimina të festojë për vogëlushen që do të sjellë në jetë KHLOE. Një dekor i realizuar me shumë dashuri dhe përkushtim nga të palodhurit e Ami Event ku janë kuruar me shumë kujdes detaje për të bërë në dukje një babyshower për princesha!

SmartCom

SmartCom ishte një tjetër kompani që na besoi organizimin e festës së fundvitit 2017. Me ngjyra Krishtlindjesh dhe detaje të reja, dekori dhe ndriçimi, sillnin një atmosferë festive që u kthye në një mbrëmje të këndshme për stafin e SmartCom. 

 

BMC

Mbrëmjen e festave të fundvitit BMC, ia ka besuar profesionistëve të vërtetë të Ami Event.Dekori me detajet gold  ka bërë këtë mbrëmje të veçantë dhe ambjent festiv.

Arbina dhe Afrimi

 

Dashuria disa vjeçare e Arbines  dhe Afrimit u kurorëzua në një dasmë intime në datën 14 Gusht 2017. Çdo gjë ishte e menduar me mjaft fines dhe elegancë, deri në detaj nga vetë nusja, dhe e kuruar nga profesionistët e Ami Event. Një dasëm në natyë nën dritën e qirinjëve, bardhësia e dekorit kombinohej mjaft bukur me kompozimin e luleve jeshile, thjeshtësi që të sillte në mëndje natyrën.

 

10 vjetori i paharrueshëm i Emili's

Jo të gjithë, e mbajmë mend si e kemi kaluar 10 vjetorin tonë. Por, vogëlushja Emili me siguri ka për ti mbetur mend gjatë kjo ditë e veçantë pariziane e bërë surprizë nga prindërit e saj. Një dekor shumëngjyrësh dhe plot fantazi, i uron Emili't mirëseardhjen tashmë në një dekadë të re, ku e pret një moshë edhe me e bukur e plot energji.

Eneida dhe Albani

Eneida dhe Albani u martuan në 4 Dhjetor, por kjo nuk i ndaloi për të realizuar një nga dasmat më të bukura në Ami Event. Dekori ideuar me dru dhe gështenja për të qenë në sinkron me stinën e dimrit dhe sidomos me dëshirën e nuses që e kthyem në realitet.

Ermiri dhe Ina

Ata u martuan me rite tradicionale, por me një dasmë jashtë klisheve. Organizuan festa chic dhe u argëtuan të shkujdesur. Kjo është dasma e Inës dhe e Ermirit, të cilët na tregojnë se sa bukur është ta jetosh ëndrrën e dasmës. Gjithë organizimin e lanë në dorën e profesionistëve të Ami Event, ku Ermiri është administrator. Ai i njeh kolegët me të cilët punon dhe ishte i sigurt se çdo gjë do ta bënin me përsosmëri. Ata vetëm sa shijuan lumturinë e ditës më të veçantë të jetës së tyre, kurorëzimin e dashurisë. Copëzat kishin filluar t’i shijonin që dy më përpara me një udhëtim romantik në Venecia dhe vazhduan t’i shijojnë edhe pas dasme, për muaj mjalti në Tajlandë.

Veshur me pafajesi

Një koleksion i rrallë është prezantuar në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara nga stilistja Mirela Nurce. Ky ka qenë një koleksion unik me vizatime të nxënësve që nuk dëgjojnë. Këto vizatime janë derdhur në copa e në stofra shumëngjyrëshe. Fustanet janë veshur nga personalitet e medias, artit dhe kulturës. 20% e vlerës së shitjes së çdo produkti shkoi për Institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë. Kjo iniciative është mbështetur dhe nga UNDP. Ndërsa  për skenografinë, DJ dhe Audion u kujdes Ami Event.